AKTUALE

Veber kërkon nga VMRO-DPMNE që ta respektojë Marrëveshjen e Prespës

Porosi deri te drejtuesit e VMRO-DPMNE-së që të respektojë Marrëveshjen e Prespës dhe të përdor emrin Maqedonia e Veriut, ka dërguar përmes platformës Iks, kryetari i Partisë Popullore Evropiane (PPE), Manfred Veber, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së duhet në tërësi të respektojë dispozitat e Marrëveshjes së Prespës dhe të përdorë në vazhdimësi emrin ‘Maqedonia e Veriut’. Respektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është parakusht bazë për ne si PPE. Përndryshe Evropa nuk mund të funksionojë dhe BE-ja nuk do ta pranojë këtë”, ka shkruar Veber.

Pjesë e Partisë Popullore Evropiane është edhe VMRO-DPMNE dhe Demokracia e Re greke dhe ky është reagimi i parë i PPE-së pas zgjedhjeve për vendin.

Zëdhënësja e SIRIZA-s, Vula Kehaja në brifingun me gazetarë javën e kaluar dërgoi pyetje deri te qeveria greke “nëse ka për qëllim të ngrejë çështjen e përjashtimit të VMRO-së nacionaliste nga Partia Popullore Evropiane, pra partisë simotër të Demokracisë së Re”.

Banner

Related posts

Fjalimi i Kryetarit të Shoqatës ” Jehona e Malësisë” Agron Dedivanaj në promovimin madhështorë të “EPOS” në Miçigan

Gjyla Halili

Moti sot | Bild.mk

admin

Mickoski: Manipulohet me temën e Balancuesit, BE-ja konstaton se Balancuesi është keqpërdorur nga qeveria e kaluar dhe po punojmë për një zgjidhje të re

Gjyla Halili