AKTUALE

Vazhdon java e tretë e trajnimit të përkthyesve dhe lektorëve në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës së RMV-së

“Shkrimi ligjor, formularët dhe kërkesat”; “Aspektet juridike e kushtetuese të ligjit” janë dy temat që po trajtohen këtë javë në trajnimin e përkthyesve dhe të lektorëve të sektorit publik të organizuar nga AZGj-ja, të cilat do t’i ligjërojnë Prof. dr. Bashkim Selmani dhe Prof. dr.Jeton Shasivari.

Vetë përzgjedhja e temave dhe ndërlikueshmëria e të qenët përkthyes dhe lektor profesionist, flet shumë për qasjen serioze të AZGj-së, për të trajnuar lektorët e përkthyesit e institucioneve të sektorit publik, duke pasur parasysh problematikat e zbatimit të dygjuhësisë në përditshmëri.

Koordinatorja e projektit Prof. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, në lidhje me temat ka sqaruar se: “Temat janë përzgjedhur me shumë kujdes , duke pasur parasysh edhe trajnimet e mëhershme, aty ku kanë shfaqur më shumë interes pjesëmarrësit, do të përqendrohen edhe profesorët”.
Në fund të gjashtë javëve të trajnimit përkthyesit dhe lektorët do të pajisen me certifikatë, e cila do të jetë një vlerë e shtuar në rrugën e tyre profesionale.

Shkup, 9.5.2023

Banner

Related posts

Portali në Malin e Zi jep lajmet me spikere virtuale, të parët në rajon

admin

Atdhetari Gjergj Prenkoçaj nderon 558-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

Gjyla Halili

Shoqata “Qytetarët për Çairin”: Po ndërtohet pa kriter teksa qeveria mbron kryetarin e Komunës! Kush mban përgjegjësi për ndonjë tragjedi të ngjajshme si Koçani?!

Gjyla Halili

Leave a Comment