AKTUALE

Vandalizohet billbordi i Bujar Osmanit. Shkak retorika nacionaliste kundër tij

Retorika nacionaliste kundër kandidatit shqiptar për President nga Fronti Europian, Bujar Osmani, që kryesisht vjen nga VMRO-DPMNE, kryetari i saj Kristijan Mickovski dhe kandidatja Gordana Siljanovska, po i jep frytet e saj edhe në terren.

Në lagjen Autokomandë të Shkupit është vandalizuar billbordi i Bujar Osmanit. Kjo lagje është e banuar kryesisht me maqedonas.

Pas vendimit të kryediplomatit Bujar Osmani, që të vendi të kosponsorizojë Rezolutë në OKB për gjenocidin në Srebrenicë, nacionalistët maqedonas janë irrituar për shkak se sipas tyre Osmani po i prish marrëdhëniet me Serbinë. Së fundmi edhe kandidati i partisë “ZNAM” Maksim Dimitrievski, ka thënë se, ministrin Osmani më shumë e ndjen si ministër të Jashtëm të Kosovës sesa të Maqedonisë së Veriut.

Banner

Related posts

Përurohet dhoma muze e shkrimtarit Abdylazis Islamit në Tetovë

admin

Hasani: Kujt i pengoi tubimin në sheshin Maqedonia!?

Gjyla Halili

Mexhiti: Rinia sonte njëzëri tha ndryshimi VLEN!

Gjyla Halili