BOTA

Ushtria ruse raporton për sulme me dron në Detin e Zi, ende asnjë reagim zyrtar

Ushtria ruse njoftoi për sulme me dronë në bazën më të madhe detare në Detin e Zi dhe në Gadishullin ukrainas të Krimesë, të aneksuar nga Moska.

Si pasojë e sulmeve, autoritetet kanë deklaruar se është ndaluar përkohësisht qarkullimi në një prej porteve më të mëdha të Rusisë.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se dy dronët detarë e kanë sulmuar gjatë natës bazën Novorosik në Detin e Zi.

“Anijet janë identifikuar dhe shkatërruar nga anijet ruse që e kanë ruajtur bazën”, thuhej në deklaratën zyrtare.

Mediat ruse kanë raportuar se nuk ka dëme apo viktima si pasojë e sulmeve, ndërsa autoritetet pretenduan se kanë rrëzuar 13 dronë në Krime.

Ende nuk ka një autorësi për sulm, por shënjestra e vazhdueshme e Rusisë ka qenë Ukraina. Kjo e fundit ende nuk ka reaguar për situatën.

Sulmet në Detin e Zi janë rritur që pas refuzimit të Rusisë për rinovimin e marrëveshjes që ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, që i ka mundësuar Ukrainës ta transportojë grurin përmes detit.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se në lindje të vendit janë duke u zhvilluar luftime shumë të ashpra.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si operacion special ushtarak për të çmilitarizuar Ukrainën.


Top Channel

Banner

Related posts

Ukraina raporton për viktima nga një sulm ajror rus

Gjyla Halili

Pekini kritikon planet për shitjen e raketave amerikane Tajvanit

admin

​Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Turqinë

admin

Leave a Comment