BOTA

Ulja e detyruar e avionit në Athinë, pasagjeri pretendon se ka vrarë gruan e tij

Një burrë nga Gjermania që pretendonte se kishte vrarë gruan e tij, është arrestuar në aeroportin “Eleftherios Venizelos” Greqi me akuzën e prishjes së qetësisë dhe pengimit të qarkullimit.

Burri, i cili ishte pasagjer në një fluturim nga Shtutgarti në Egjipt pasditen e së shtunës, u kishte thënë dy herë anëtarëve të ekuipazhit me zë të qetë se kishte vrarë gruan e tij në Gjermani. Këtë e kanë dëgjuar edhe pasagjerët e fluturimit, ndaj ka krijuar panik tek ata.

Policia u informua nga anëtarët e ekuipazhit për ngjarjen dhe u bë një ulje emergjente në Athinë.

Burri i tha policisë së aeroportit se ajo që po thoshte ishte një gënjeshtër dhe se po bënte shaka. Megjithatë, për çdo rast, policia kërkoi ndihmën e Interpolit për të zbuluar nëse ish-partneri i gjermanit është vërtet gjallë.

Burri më në fund u arrestua të shtunën mbrëma në aeroport. Përveç ndërprerjes së fluturimit, sjellja e burrit shkaktoi edhe ndërprerje të trafikut për shkak të uljes së detyruar që vonoi fluturimin me një orë.


Top Channel

Banner

Related posts

Kanadaja po lufton me sezonin më të keq të zjarreve ndonjëherë

admin

Të paktën 1,362 fëmijë në Turqi u ndanë nga prindërit e tyre pas tërmetit

admin

Prokurorët rusë kërkojnë 20 vjet burgim për Navalnyn

admin

Leave a Comment