AKTUALE

U prezantuan me sukses mundësitë e investimit në Dhomën e Tregtisë së Sharjah dhe Dhomës së Tregtisë së Dubait!

📌Si pjesë e delegacionit qeveritar të kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, me drejtorin e TIDZ-së, Goce Dimovski, sot u mbajt një takim i suksesshëm me presidentin dhe udhëheqjen e njërës prej odave më të rëndësishme në Emiratet e Bashkuara Arabe, Odës Sharjah, si dhe Odës së Dubait, ku u prezantuan mundësitë investuese që ofron Maqedonia dhe TIDZ.

💬Drejtori Dimovski në prezantimin e tij theksoi potencialet kyçe të Maqedonisë dhe TIDZ-së si lokacion atraktiv për investitorët e huaj. U theksua pozita strategjike gjeografike e Maqedonisë, politikat tatimore, fuqia punëtore e kualifikuar, si dhe infrastruktura e zhvilluar në zonat zhvillimore teknologjike industriale. Në të njëjtën kohë, u prezantuan mundësitë e investimeve në sektorin e TIK-ut, industrisë së automobilave, elektronikës, farmacisë, energjisë, shëndetësisë, turizmit, agrobiznesit dhe industrisë ushqimore.

🧩Ky prezantim është vetëm një pjesë e atyre të planifikuara që do të mbahen në ditët në vijim para më shumë investitorëve potencialë dhe komuniteteve të biznesit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të gjitha me një qëllim, për të forcuar interesin për investime të reja potenciale nga kompanitë shumëkombëshe.

Banner

Related posts

Kompania Frutex 19 eksporte mbrena një dite

Gjyla Halili

Afati 6-mujor skadoi pa rezultat, VLEN kërkon durim për Ndryshimet Kushtetuese

Gjyla Halili

Udhëheqësi  Ali Ahmeti, te Udhëheqësi Mehmet Hajrizi!

Gjyla Halili