AKTUALE

U lëndua në ndeshjen Kosovë – Izrael, Muriqi “ia mbush kasat” Mallorcës me gati një milion e gjysmë euro

Banner

Mallorca e ka marrë më në fund një lajm të mirë.

Klubi spanjoll, i cili nuk mundi të llogariste plot dy muaj në shërbimet e Vedat Muriqit, do të shpërblehet.

Më saktësisht, ylli kosovar ishte lënduar në pjesën e parë të muajit nëntor në ndeshjen Kosovë – Izrael, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, tërheqja muskulore që e kishte pësuar “Pirati” më 12 nëntor në “Fadil Vokrri” ka bërë që përfaqësuesi kosovar të mungojë në disa ndeshje dhe të rikthehej vetëm fundjavën që shkoi pas saktësisht 67 ditësh.

E në bazë të rregullave, FIFA do ta kompensojë Mallorcën për lëndimin e Muriqit në ndeshjet që i organizon ajo.

Kështu, sipas mediumit spanjoll “Marca”, klubi ishullor spanjoll do t’i marrë si dëmshpërblim gati 1 milion e gjysmë euro.

Për shkak të mungesës së Muriqit, Mallorca e kishte shtyrë ndeshjen me Cadizin, ngase loja e “Dardanëve” ishte zhvilluar në orar të ndeshjeve të ligave për shkak të problemeve që i pati Izraeli në muajin tetor në luftën me Hamasin, kur edhe ishte shtyrë për një muaj kjo lojë.

Related posts

Mexhiti: Një parti e dalur nga lufta që përfundon me komunitetet e vogla, është hap i parë drejt shkrirjes në VMRO ose LSDM

Gjyla Halili

Paga deri në 6.500€, Zvicra kërkon shtetas të huaj për 85,000 vende pune

Gjyla Halili

Gjykimi për tragjedinë në diskotekën “Pulse” të Koçanit do të fillojë më 19 nëntor

Gjyla Halili