AKTUALE

U arrestua gruaja që goditi dje një këmbësor në Shkup dhe iku nga vendi i ngjarjes

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se pasditen e djeshme është gjetur dhe ndaluar një 42-vjeçare. Ajo, por të njëjtën ditë rë rreth orës 14:00, goditi një këmbësor me automjetin e saj dhe u iku nga vendi i ngjarjes.

Sipas MPB-së, ajo është ndaluar në stacion policor dhe ndaj saj do të bëhet kallëzim penal pas procedurës së shpejtë.

“Me datë 31.01.2025, në ora 17:30 në Shkup, nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB Shkup është gjetur dhe ndaluar S.V.M. (42), pasi më datë 31.01.2025 rreth orës 14 në udhëkryqin e Blv. “Kuzman Josifoski Pitu” dhe rr. “Bojmija” me mjetin motorik të pasagjerëve “Citroen” ka goditur këmbësorin A.M. (38) nga Shkupi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes pa i dhënë ndihmë të lënduarit A.M. me automjetin e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore është transportuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, ku është konstatuar se ka lëndime fizike. Me urdhër të prokurorit publik S.V.M. është ndaluar në stacion policor dhe ndaj saj do të bëhet kallëzim penal pas procedurës së shpejtë”, tha MPB.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti nga Struga: Fitorja jonë është fitore e dinjitetit dhe e përfaqësimit të drejtë

Gjyla Halili

Krasniqi: Kurti po e izolon Kosovën nga jashtë dhe po e keqqeverisë nga brenda

admin

Krerët e shtetit homazhe në Prekaz: Jasharët personifikojnë sakrificën më të lartë njerëzore që ka njohur historia jonë

Gjyla Halili