KOSOVË

TV21 në Mlladenovac/ Arrestohet vrasësi masiv, Vuçiq cakton konferencë të jashtëzakonshme për shtyp

Mbrëmjen e djeshme pak pas mesnate ka ndodhur vrasje masive në Mlladenovac ku mbetën të vdekur 8 persona ndërsa 14 të tjerë janë rënd të plagosur, raporton TV21. Sulmuesi Urosh.B është arrestuar në afërsi të Krakujevacit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka caktuar konferencë të jashtëzakonshme për shtyp për në ora 10:30.

“Në afërsi të vendit ku mbrëmjen e djeshme, pak pas mesnate edhe një tragjedi, 8 persona janë vrarë, 14 janë plagosur rënd. Në afërsi të Kragujevacit paradite është arrestuar edhe vrasësi masiv. Tani dihet që me pushkë automatike ka gjuajtur tek qytetarët të disa fshatrave në komunën e Mlladonevacit”, raporton Jovica Paunoski, gazetar i TV21.

Banner

Related posts

Le të përmirësojmë marrëdhëniet e ndërsjella në Ballkanin Perëdnimor, jo t’i ftohim ato

admin

Profesori Agushi thyen edhe një rekord botëror, këtë herë në Kalanë e Prizrenit

admin

Ngacmohet një burrë në vendin e punës

admin

Leave a Comment