SHQIPËRI

Turizmi seksual në Shqipëri, rreziqet që vijnë nga të huajt

Promovimi  i turizmit e ka shndërruar Shqipërinë edhe si një destinacion të turizmit seksual.

Por përveç përfitimeve ekonomike askush nuk është kujtuar për rreziqet që bart me vete turizmi seksual në lidhje me sëmundjet infektive seksualisht te transmetueshme.

Sifilzi, një sëmundje infektive që ishte zhdukur është rikthyer në vendin tonë me një trend në rritje.

Paralelisht me promovimin e turizmit në pikat kufitare  kërkohet të ndërhyhet  menjëherë për të parandaluar sëmundjet infektive që mund të përhapen frikshëm.

Por sëmundjet seksualisht të transmetueshme mund të përhapen jo vetëm nga turistë të huaj që vijnë në Shqipëri, por edhe nga djem e vajza shqiptare që udhëtojnë në vende të ndryshme vetëm për seks e nuk kanë informacion mjaftueshëm në lidhje me SST-të.

Asgjë nuk është e ndaluar, por departamenti i promocionit të shëndetit në Institutin e Shëndetit Publik duhet të punojë me të gjitha pikat kufitare./Top Channel

Banner

Related posts

Shkarkohet ministri serb që kërkoi vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

admin

Një vit luftë në Ukrainë, Rama mesazh nga Hiroshima: Të luash sot me fjalën bombë atomike sikur flet për kukulla është vërtet një turp i civilizimit tonë

admin

Në prag të zgjedhjeve – këtij politikani nga Shqipëria i vendoset tritol në veturë, banorët tronditen nga shpërthimi

admin

Leave a Comment