AKTUALE

Tryezë e rrumbullakët për nevojën e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Këshillin Gjyqësor

Në organizim të Ministrisë së Drejtësisë sot në Gjykatën Themelore të Gostivarit do të mbahet tryezë e rrumbullakët për nevojën e ndryshimeve dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak adresimit të rekomandimeve nga Misioni vlerësues për Këshillin Gjyqësor.

Qëllimi i ngjarjes është nxitja e debatit të ekspertëve për përmbajtjen e draft-ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, të përgatitur nga ana e grupit punues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Tryeza e rrumbullakët është e treta nga disa ngjarje për konsultime të cilat Ministria e Drejtësisë i ka organizuar me qëllim të sigurohet një proces transparent dhe gjithëpërfshirës e cila do të kontribuojë në avancimin e kuadrit ligjor që rregullon punën e Këshillit Gjyqësor.

“Konkluzionet dhe rekomandimet nga tryeza e rrumbullakët do të jenë bazë për përmirësimin e mëtutjeshëm të tekstit të ndryshimeve dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor, paralajmëron Ministria e Drejtësisë.

Ngjarja është në bashkëpunim dhe me mbështetje nga projekti Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit.

Banner

Related posts

ZOTI ZV. KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT ARBEN FETAI, ALI  AHMETI ISHTE DHE MBETËT UDHËHEQËS I MADH  I KOSOVËS, SLLOBODAN MILOSHEVIQ ME POLITIKËN DHE SHTETIN E SERBISË, KANË KRYER GJENOCID NË KOSOVË

Gjyla Halili

Lladrovci përkrah Komandant Remin: Zëri i tij do të jetë i veçantë, i rëndësishëm besa edhe i domosdoshëm

Gjyla Halili

Procedurë disiplinore kundër Sejdinit, akuzohet për mashtrim financiar!

Gjyla Halili