SHQIPËRI

Tronditet Shëngjini, si u ekzekutua në mes të qytetit kandidati për deputet me dy mbiemra

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shëngjinin mesditën e sotme, pasi është ekzekutuar me armë zjarri Ardjan Nikulaj.

Burime për AlbEu.com bëjnë me dije se Nikulaj është ekzekutuar në pedonale të Shëngjinit ndërsa ndodhej në lokalin e tij “Coral”.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për rastin, ndërsa po merr nën mbikqyrje administrimin e kamerave rreth zonës.

Ardian Nikulaj njihet si biznesmen i fuqishëm në zonë, por ai ka qenë dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e kaluara nën logon e PSD-së së drejtuar nga Tom Doshi.

Nikulaj rezulton të ketë ndryshuar mbiemrin, pasi më parë e ka patur Marku.

Banner

Related posts

Edi Rama: Asnjë progres s’mund të bëhet pa lirimin e tre policëve

admin

Veliaj takon ish-krerët e UÇK në Hagë

admin

Pamje nga droni: Momenti i ndërhyrjes së një mijë policëve në kampin e muxhahedinëve

admin

Leave a Comment