AKTUALE

Tribunë fetare në Xhaminë Gam Gam

Sonte (07.12.2024) në Xhaminë Gam Gam pas Namazit të Jacisë u realizua tribuna fetare në të cilën ligjëroi Fidaim ef. Fazliu kryetar i këshillit të BIK-Kaçanik një hoxhë i njohur për ligjëratat e tij frymëzuese me fokus të veçant mbi vlerat islame, duke ofruar një qasje të thellë mbi kuptimin dhe rëndësinë e tyre në jetën e përditshme.

Me zërin e tij të bukur e shoqëroi Avdush ef. Krosa duke sjellë një aromë të këndshme me bukurleximin e Kuranit Fisnik.

Myftiu i Tetovës Dr.Hfz. Selver Xhemaili përshëndeti të pranishmit dhe ju dëshiroj mirëseardhje mysafirëve nga R. e Kosovës.

Programin e moderoi Jetmir ef. Sulejmani.

Falënderojmë imamin e nderuar Nuhi ef. Ganija bashkë me hoxhallarët e kësaj xhamije si dhe këshillin e Xhamisë Gam Gam për organizimin e mrekullueshëm.

Banner

Related posts

REISUL ULEMA NË NDARJEN E ÇMIMIT “FADIL SULEJMANI” NË UNIVERSITETIN E TETOVËS

Gjyla Halili

Nga integrim në BE te mënyrat për të shmangur largimin e të rinjve nga vendi, premtimet e kandidatëve për president

Gjyla Halili

Qeveria e re, ndryshime në politikat ekonomike

Gjyla Halili