BOTA

Treni del nga shinat në Egjipt, dy të vdekur dhe 16 të plagosur

Të paktën dy persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën pasi një tren doli nga shinat në veri të Kajros të martën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Egjiptit.

Treni u përplas në një platformë të stacionit të trenit në qytetin e Qalyub, tha Ministria e Transportit në një deklaratë.

Rreth 20 autoambulanca kanë shkuar në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit, raporton CNN.

Kamel El-Vazir, ministri egjiptian i transportit, ka urdhëruar që të formohet një komitet për të zbuluar se çfarë e shkaktoi daljen nga shinat dhe për të identifikuar përgjegjësit dhe për të kufizuar dëmin, shtohet në deklaratën e Ministrisë së Transportit.

Banner

Related posts

Senator demokrat i SHBA, Bob Menendez ndalohet për rryshfet në favor të Egjiptit (fotot)

admin

Çfarë do të ndodhë me mercenarët Wagner pas vdekjes së Prigozhin

admin

Trump mbërrin në gjykatë për t’u përballur me akuzat për mashtrim në zgjedhje

admin

Leave a Comment