AKTUALE

Tre të vdekur dhe një i lënduar në rrugën Prilep-Manastir

Banner

Tre persona nga Prilepi kanë vdekur dhe një është lënduar në aksidentin e rëndë trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm para orës 08:00 në rrugën Prilep – Manastir në dalje nga qyteti, afër fshatit Lagovë, përcjell INA.

Aksidenti ka ndodhur në një përplasje të drejtpërdrejtë në mes të një automjeti të udhëtarëve “Toyota” me targa të Prilepit që ka qenë duke lëvizur në drejtim të Manastirit dhe një kamion që ka qenë duke lëvizur në drejtim të kundërt, në drejtim të Prilepit.

Ekipet e Zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarrit pasi nga përplasja e drejtpërdrejtë automjetet kanë marrë flakë.

Sipas informatave fillestare nga shefi i Mjekësisë Emergjente nga Prilepi, Boshe Milošeski, thirrja në ekip është pranuar rreth orës 07:45 dhe në vendngjarje është konstatuar vdekja e tre personave nga Prilepi, ndërsa shoferi i kamioni është plagosur.

Ekipet e policisë dhe prokurorisë themelore publike ende po kryejnë kontroll në vend, ndërsa rruga kryesore Prilep – Manastir është plotësisht e mbyllur

Related posts

Ekipi menaxhues i MEPSO-s në teren, viziton trafostacionet të cilët së shpejti do të rikonstruohen dhe modernizohen

Gjyla Halili

Gashi uron Pashkët: Vlerat e përbashkëta janë thelbësore për përparimin e çdo shoqërie

Gjyla Halili

Arlind Qori shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: Do të futemi në zgjedhje me çdo kusht!

admin