SPORT

Trajneri i Granadës tregon nëse Uzuni do të largohet

Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni shtoi dy gola të tjerë në statistikat e tij me Granadën për këtë sezon. Në ndeshjen e djeshme, ai i dha fitoren skuadrës së tij kundër Andorrës, por golat nuk ishin e vetmja temë diskutimi rreth tij. Për sulmuesin shqiptar kanë shfaqur interes Galatasaray dhe Leeds, çka ka shtyrë gazetarët të pyesnin trajnerin për këtë çështje.

Trajneri Paco Lopez ka parapëlqyer ta shmangë këtë pyetje, duke i kërkuar gazetarëve ta lënë të festojë i qetë fitoren. Megjithatë, në fund ka dhënë një mesazh se në futboll mund të ndodhë gjithçka, duke lënë të kuptohet se mund të ketë edhe një largim të Uzunit në afatin kalimtar.

“Më lër të shkoj të darkoj në paqe dhe të festoj fitoren. Do ta lëmë Uzunin këtu, edhe pse në futboll gjithçka mund të ndodhë”, ka thënë Paco Lopez.

Banner

Related posts

VIDEO/ “Sa e madhe është Shqipëria”, tifozët kuqezinj ndezin atmosferën me këngë në prag të përballjes me Çekinë

admin

Finalja e Ligës së Konferencës përçan italianët

admin

Carlo Ancelotti jep lajmin e madh: Neymar rikthehet ndaj Skocisë

Admin2

Leave a Comment