AKTUALE

Tragjedi në Tetovë: Ndërron jetë një 11-vjeçar pasi ra nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Tetovën, ku një fëmijë 11-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga ballkoni i një banese në Rrugën Industriale shkruan Pa Censurë.

Sipas informacioneve të para, fëmija ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme dhe lëndimet kanë qenë fatale, duke mos u mbijetuar dot plagëve të marra. Ekipet mjekësore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen.
Policia dhe prokuroria ndodhen në terren për të kryer hetimet dhe për të zbardhur rrethanat e plota se si ka ndodhur kjo aksident fatal që ka tronditur mbarë opinionin publik.

Banner

Related posts

Mickoski: Vazhdon aksioni “Më pak shpenzime, më shumë për ju – Ne kujdesemi”, ulen çmimet e mbi 600 produkteve për festat e Vitit të Ri

Gjyla Halili

Zgjedhjet, karvani i KSHZ-së vizitë në 5 komuna të vendit

Gjyla Halili

Mexhiti porosi Konstandinovskit: Nëse të pëlqen politika largohu nga Kushtetuesja!

Gjyla Halili