AKTUALE

Toshkovski për aksionin policor: Bëhet fjalë për organizata terroriste, katër persona janë arrestuar

Në lidhje me aksionin e sotëm në të cilin u arrestuan disa persona, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi se bëhet fjalë për organizata terroriste.

Po flasim për organizata terroriste, katër persona të cilëve u është hequr liria. Ata, në bashkëpunim me persona që nuk ndodhen në territorin e Maqedonisë, monitorohen për një kohë të gjatë nga organet kompetente të sigurisë dhe janë ndërmarrë veprime të koordinuara në bashkëpunim me miqtë ndërkombëtarë. Kemi shumë prova në drejtim të dyshimit të bazuar se këta persona kanë vepruar në drejtim të organizimit të disa ngjarjeve të padëshiruara në të ardhmen që mund të rrezikojnë sigurinë e Maqedonisë dhe të vendeve tjera. Qëllimi i tyre ishte të indoktrinonin njerëz të tjerë nga Ballkani, të cilët do të mund të vepronin në drejtim të realizimit të qëllimeve të tyre”, tha Toshkovski.

Banner

Related posts

BDI-ja uron Shekerinskën pasi u emërua zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s: Ajo është një shembull i shkëlqyer i profesionalizmit

Gjyla Halili

“E Majta”: Babai i ministrit Toshkovski u dënua në vitin 2013 për mashtrim, ndërsa ai sot flet se po shkatërron sistemin korruptiv

Gjyla Halili

Pendarovski nuk e sheh të arsyeshme të thirrë Këshillin e sigurimit

Gjyla Halili