AKTUALE

Toshkovski: Kallëzim penal ndaj 34 personave fizikë dhe tre juridikë

Ministri i MPB, Panço Toshkovski sot në një konferencë për shtyp deklaroi se ndaj 34 personave fizik dhe tre personave juridikë janë parashtruar kallëzime penale për veprat penale “vepra të rënda kundër sigurisë publike” në lidhje me shkaktimin e rrezikut publik, ku një person është akuzuar edhe për pranim të ryshfetit.

“Ministria e Brendshme aktivizoi menjëherë të gjitha kapacitetet. Nga sigurimi i vendit të tragjedisë, evakuimi dhe rikuperimi i të plagosurve, rregullimi i trafikut, deri te mbështetja logjistike për transportin dhe trajtimin e tyre, brenda dhe jashtë vendit. Mbi 250 persona u transportuan shpejt dhe sigurt në spitalet anembanë vendit dhe mbi 100 persona në pikat kufitare.

Menjëherë janë përgatitur dokumentet e emergjencës së udhëtimit, si për të lënduarit ashtu edhe për të dashurit e tyre që udhëtonin me ta. Në të njëjtën kohë, strukturat policore mbetën të përkushtuara për veprimet hetimore dhe zbardhjen e rastit”, tha Toshkovski

Ai tha se kjo tragjedi na bënë thirrje për mobilizim të të gjithë institucioneve.

Banner

Related posts

Palestina mund të bëhet shtet anëtar me të drejta të plota në OKB gjatë këtij muaji

Gjyla Halili

Ndërtimi i Korridorit 8, Rexhepi: Mbi 400 aplikime për punësim për një javë, aplikimi vazhdon!

admin

Hasani: Shqipëria gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare

Gjyla Halili