AKTUALE

Toshkovski: Atmosfera parazgjedhore është e qetë dhe pa incidente

Banner

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski vlerëson se atmosfera parazgjedhore është e qetë dhe pa incidente. Toshovski theksoi se në bazë të informacioneve që posedon gjendja e sigurisë kudo në shtet është e qëndrueshme. Numri “një” i policisë tha se shpreson që zgjedhjet deri në ditën e votimit do të jenë korrekte dhe demokratike.

Tani për tani, gjendja e sigurisë është në nivel solid. Nga të gjitha vizitat që kam pasur nëpër sektorët dhe stacionet e Punëve të Brendshme në Maqedoni jam njoftuar se gjendja e sigurisë është e qëndrueshme, shpresoj se kështu do të mbetet edhe deri në fund të zgjedhjeve dhe se do të kemi zgjedhje të qeta, korrekte dhe demokratike, të cilat do të mundësojnë që çdo qytetar i Maqedonisë ta përmbush të drejtën e votës në mënyrën që mendon se është e duhur, në kuadër të një shteti evropian siç edhe jemi”, tha Pançe Toshkovski, Ministër teknik i Brendshëm.

Related posts

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

BDI-Gostivar: Ministri i VMRO-DPMNE shënjestron Qendrat Sociale në vendbanimet shqiptare. Kërcënon që qytetarët duhet të kthejnë ndihmat sociale!

Gjyla Halili

Micotakis: Çfarëdo lloj anashkalimi i Marrëveshjes së Prespës do të ketë pasoja edhe në marrëdhëniet bilaterale edhe në rrugën e Shkupit drejt BE-së

Gjyla Halili