AKTUALE

Tiranë, Rina Ajdari në Asamblenë e Iniciativës së Evropës Qendrore: Bashkëpunim, veprim të organizuar e të harmonizuar

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, mori pjesë në Asamblenë e Iniciativës së Evropës Qendrore, me ç’rast pati diskutim ku ka theksuar se sfidat e rajonit gjejnë zgjidhje me bashkëpunim, veprim të organizuar e të harmonizuar.

Deputetja Ajdari ka theksuar se “Maqedonia e Veriut duhet sa më parë të zhbllokojë procesin e integrimit e të fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian”.

Postimi i plotë i saj:

Në Tiranë, më 30 shtator -1 tetor u mbajt Asambleja Parlamentare e Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI) në të cilën ishim pjesëmarrës si delegacion nga Maqedonia e Veriut krahas delegacioneve nga Italia, Polonia, Hungaria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Bullgaria, Sllovakia, Mali i Zi, Rumunia, Ukraina dhe Shqipëria si vend nikoqir.
Në fjalën time, fillimisht urova deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian, më pas theksova që duhet të marrim parasysh të gjitha sfidat me të cilat përballemi si shtete por edhe si rajon dhe më gjerë, siç janë kërcënimet ndaj paqes botërore, sfidat energjetike, përparimi i shpejtë teknologjik dhe globalizimi – sepse të gjitha këto kërkojnë bashkëpunim, veprim të organizuar e të harmonizuar. Kjo në thelb është arsyeja pse këto nisma bashkëpunimi janë shumë të rëndësishme, sepse vetëm së bashku mund t’i tejkalojmë më mirë dhe me sukses të gjitha sfidat me të cilat përballemi. Ndërsa Maqedonia e Veriut duhet sa më parë të zhbllokojë procesin e integrimit e të fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian.

Banner

Related posts

Maqedonia ka shënuar rënie për tre pozita në Indeksin e Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij

Gjyla Halili

Mexhiti përgëzon Shqipërinë për nisjen e negociatave: Kjo është një ditë e madhe për kombin shqiptarë

Gjyla Halili

Mexhiti: Nëse ka nevojë do të reagojë Qeveria, por riparimi i defektit me ujin në Shkup është përgjegjësi e NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”

Gjyla Halili