AKTUALE

Thaçi: Albin Kurti nuk e përkrah opozitën shqiptare

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i përkrah partitë opozitare shqiptare.

Thaçi thotë se partitë opozitare shqiptare në Maqedoni po mundohen ta tërheqin atë dhe ta implikojnë në zgjedhjet e Maqedonisë edhe shtetin e Kosovës.

“Albin Kurti nuk i përkrah ata. Unë mendoj se si natyrë, si politikan, si intelektual, si njeri jashtëzakonisht i përgatitur, mendoj se Albin Kurti jep një performancë politike si kryeministër i Kosovës se është i pakënaqur me pozitën e shqiptarëve në Maqedoni në sistem dhe me statusin e tyre shoqëroro-juridik. Super. E vërtetë. Edhe ne jemi të pakënaqur”, deklaroi Menduh Thaçi në “KlanM”.

Thaçi foli edhe për zgjedhjet presidenciale në vend, ku kandidaturën e Arben Taravarit e quajti si gabim dhe se kjo i shërben OBRM-PDUKM-së.

Thaçi po ashtu i kërkoi kryetarit të BDI-së që të mos nxjerr kandidat për president, por të mbështesë kandidatin e LSDM-së.

Banner

Related posts

Zgjerimi i Frontit Europian, Osmani: Historike!

Gjyla Halili

Grubi: Akuzat nuk na ndalin që t’ua mbyllim të gjitha çeshmet

admin

Ministri Bekteshi dhe drejtori i Byrosë së Metrologjisë Selami inspektojnë laboratorin e EVN për testimin dhe verifikimin e njehsorëve elektrikë: Po punohet për ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët

admin