AKTUALE

Tërmeti në Turqi, MPJ jep informacione rreth nxënësve të lënduar nga Maqedonia

Banner

Nga Ministria e Punëve të Jashtme bëjnë të ditur se 9 persona nga Maqedonia e Veriut janë prekur nga tërmeti në Turqi, shkruan TV21. Nga MPJ bëjnë të ditur se nga 8 nxënës dhe mësuesi i tyre, dy nxënës kanë marrë lëndime, por që janë jashtë rrezikut për jetë.

“Përfaqësuesit tanë kanë siguruar informacione dhe kanë kontaktuar nëntë nga qytetarët tanë që ndodhen në rajonin e prekur. Bëhet fjalë për tetë studentë dhe mentorin/mësuesin e tyre, të cilët po qëndrojnë në Republikën e Turqisë përmes programit “Erasmus Plus”. Si pasojë e tërmetit dy nga nxënësit kanë pësuar lëndime fizike: një nxënës ka lëndime më të rënda – frakturë për çka aktualisht po punon personeli mjekësor dhe është në fazën e riparimit – ndërsa nxënësi i dytë ka lëndime të lehta. Asnjë nga studentët dhe Mentori nuk janë në rrezik”, thonë nga MPJ.

Related posts

Ministri Aliu prezanton projektin 74 milionë euro për Spitalin Klinik në Tetovë

Gjyla Halili

Përmbushet edhe një zotim i Aleancës për Shqiptarët dhe ministrit Lloga, miratohet Ligjii për menaxhim me pronë të konfiskuar

Gjyla Halili

Rrustemi inspekton punën e Korridorit 8

Gjyla Halili

Leave a Comment