BOTA

Tërmeti në Turqi krijon një kanion 300 kilometra në një ullishte (Video)

Një kanion 300 kilometra u krijua në një ullishte në rajonin e Hatajit pas tërmetit vdekjeprurës që goditi Turqinë.

Hendeku i thepisur, me rërë që u formua i ngjan një kanioni dhe gropa arrin një thellësi prej 40 metrash.

Krijimi i tij është një tjetër demonstrim i fuqisë shkatërruese të tërmetit 7.8 ballë që vrau dhjetëra mijëra njerëz në Siri dhe Turqi dhe shkatërroi blloqe të tëra qytetesh.

Disa qytetarë thanë se dëgjuan një shpërthim të madh gjatë tërmetit dhe panë një dritë jeshile në zonë.

Irfan Aksu, i cili jeton në zonë, tha se kur filloi tërmeti, ai krijoi “një tingull të pabesueshëm”. “Ishte si një fushë beteje kur u zgjuam”, ka thënë ai.

Banner

Related posts

Humbin jetën të paktën 9 persona me aftësi të kufizuara në Francë, merr flakë ndërtesa ku po kalonin pushimet

admin

Mbi 24 400 të vdekur dhe 80,052 të plagosur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

admin

Rritet numri i viktimave në Turqi dhe Siri

admin

Leave a Comment