BOTA

Temperaturat e larta, shkrin asfalti në Turqi

Temperaturat e larta të ajrit kanë shkaktuar shkrirjen e asfaltit në disa rrugë në Denizli të Turqisë.

Administrata Meteorologjike tha se lagështia në qytet ka arritur në 37 për qind. Temperatura e ajrit arriti deri në 42 gradë celsius.

Për shkak të shkrirjes së asfaltit në autostradën Denizli – Antalia në vendndodhjet Cankurtaran dhe Gokpinar, automjetet kanë lëvizur shumë ngadalë, raporton Anadolu Agency.

Këmbësorët gjithashtu kanë pasur vështirësi në kalimin e rrugës. Ekipet e autostradës spërkatën me pluhur guri dhe ujë rrugët.

“Asfalti u shkri për shkak të vapës dhe automjetet e tjera kishin vështirësi në qarkullimin normal“, tha shoferi Muhittin Çinar, automjeti i të cilit u nxeh dhe ngeci në rrugë.


Top Channel

Banner

Related posts

Ushtria amerikane rrëzon një objekt në lartësi të madhe mbi liqenin Huron

admin

Pesë vite nga sulmi me pesë viktima në Capital Gazette: La gjurmë të përjetshme te gazetarët

admin

Gruaja e Mbretit Charles III rezulton pozitiv me COVID-19

admin

Leave a Comment