KOSOVË

Të shtëna me armë zjarri në Pukë të Shqipërisë

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Pukës në Shqipëri. Sipas policisë autori është identifikuar një i ri 26 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 00:20 në aksin rrugor Pukë – Fushë-Arrëz, ku janë dëgjuar të shtëna me armë dhe është njoftuar policia.

Pas hetimeve policia thotë se “autori i dyshuar K. P., 26 vjeç, banues në Tiranë, ka qëlluar më armë në ajër teksa ishte duke drejtuar makinën” dhe po punohet për kapjen e tij.

“Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj i cili pretendon se të shtënat kanë qenë për të kërcënuar mbështetësit e Partisë Socialiste.

Banner

Related posts

Jakov Millatoviq mori detyrën e presidentit të Malit të Zi

admin

Jam e gatshme të jap dorëheqje

admin

“E turpshme si kapen për fyti shqiptarët”, Edi Rama reagon pas rrahjeve në Kuvendin e Kosovës

admin

Leave a Comment