AKTUALE

Taravari u takua me ambasadorin hungarez Klajn

Sot në zyrat e Aleancës për Shqiptarët, kryetari Arben Taravari priti në takim Ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkëlqesinë e tij Andreas Klajn.

Në këtë takim, u diskutua kryesisht për çështjet më të rendësishme politike dhe sfidat me të cilat përballet Maqedonia e Veriut, ndërsa rëndësi e veçantë iu kushtua edhe bisedimeve në lidhje me zgjedhjet e ardhëshme në vend si dhe qëndrimin e Aleancës për Shqiptarët në këtë proces. Kryetari Arben Taravari informoi ambasadorin se janë mbajtur takime të vazhdueshme me faktorët më relevant në vend dhe së shpejti do të ketë edhe prononcim zyrtar në lidhje me pozicionimin e Aleancës për Shqiptarët. Mbi të gjitha, Taravari siguroi ambasadorin se si do që të vijojë procesi, ASH ngelet si gjithmonë, e përkushtuar në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Edhe ambasadori Klajn, u shpreh se Ambasada hungareze në Shkup po ndjek me interes të madh ngjarjet aktuale në vend dhe është e gatshme gjithmonë që ta përkrahë vendin tonë drejt anëtarësimit në BE. Si kryesuese e Presidencës së BE-së që nga korriku i këtij viti, Hungaria do të ketë si një nga prioritetet e saj edhe përkrahjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në proceset eurointegruese me qëllim përfundimtar integrimin e tyre të plotë në BE.

Banner

Related posts

Zef Berishaj uron për Fitër Bajramin: Le të na bashkojë dashuria dhe respekti ndaj njëri tjetrit

Gjyla Halili

NËNË STANA, NËNË E TRE LUFTËTARËVE TË LIRISË, TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi në lagjen 146 bashkëbisedim me banorët për të ofruar zgjidhje konkrete për disa nga problemet

Gjyla Halili