AKTUALE

Taravari reagon pas raportit të “Freedom House”: Të largojmë korrupsionin nga pushteti, t’ia hapim derën gjeneratës së re

Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari ka reaguar në lidhje me raportin e fundit të “Freedom House” duke e vlerësuar si shqetësues.

Raporti i Freedom House është shqetësues. Fajin për këtë nuk e ka veç qeveria teknike, por pushtetet e mbi 20 viteve. Sistemi i korrupsionit, bashkë me zëdhënësit e tij të kandiduar për president, duhet të largohet”, shprehet Taravari.

Ndryshe, raporti i fundit i shënon kthim prapa në sundimin e ligjit dhe luftën e korrupsionit, ku ka vërejtje në korrupsion në nivele të larta si dhe kritika për ndryshimet në Kodin Penal që ulin dënimet jo vetëm për funksionarët, por edhe për qeverinë e mëparshme.

Banner

Related posts

Rënia e Mujë Krasniqit dhe 41 luftëtarëve të UÇK-së

Gjyla Halili

Shkëlqim Hajdari në Samitin e IV të Diasporës në Tiranë: Krenar për rrënjët tona

Gjyla Halili

Mexhiti i reagon Osmanit: Mund ta shtjelloj në detaje MO-në! Në atë kohë bëje karrierë si kirurg, unë bllokoja udhëkryqe dhe protestoja

Gjyla Halili