AKTUALE

Taravari pas vendimit të Selës: Jam krenar për zgjedhjen time krah popullit tim!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është prononcuar pas vendimit të grupit të Ziadin Selës për t’u bashkuar bashkë me BDI-në në Frontin Evropian.

“Dhe ata thonin se donin të dilnin vetëm. Ata thonin se nuk e shkelin kurrë fjalën dhe idealet e tyre…derisa…erdhi dita e sotme dhe i nxori ata qartësisht zbuluar”, shprehet Taravari.

Taravari tha se ndjehet krenar për zgjedhjen e tij krah popullit, dhe se do ta kishte bërë të njëjtën gjë sërish.

“8 Maji është në derë”, tha Taravari.

Ndryshe, Taravari në shkurt të këtij viti vendosi të garojë me opozitën e bashkuar LEN, tanimë VLEN, ndërsa krahu i Selës, edhe pse në shkurt deklaronte se ASH duhet të garojë e vetme, sot u bashkuan bashkë me BDI-në, PDSH-në, partinë e Zejdit, partinë e Arianitit, turqit dhe romët në Frontin Evropian.

Banner

Related posts

Avziu: Kryevazali Gashi – nga 23 punësime në Kuvend, janë zgjedhur 20 maqedonas dhe vetëm tre shqiptarë

Gjyla Halili

Maqedonia e Veriut sot në Bruksel fillon skriningun bilateral për Kapitullin 25

admin

Fjalimi i Kryetarit të Shoqatës ” Jehona e Malësisë” Agron Dedivanaj në eventin Mbrëmje Vallëzimi për Babë e Bijë”

Gjyla Halili