AKTUALE

Taravari nga Velesi dhe fshatrat përreth: Dëgjuam kërkesat e qytetarëve, zhvillimi ekonomik është fokusi ynë

Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari sot vizitoi qytetin e Velesit dhe vendbanimet përreth tij. Fillimisht ishte në Xhaminë e Velesit, pastaj vizitoi edhe tregun e qytetit dhe dëgjoi kërkesat e tregtarëve dhe qytetarëve.

Vendosëm ta vizitojmë Maqedoninë lindore dhe ta fillojmë nga qyteti i Velesit për të bashkëbiseduar me tregtarët, njerëzit dhe më pas do të vazhdojmë në lagje dhe vendbanime të tjera”, tha Taravari.

Taravari thekson se vizita e tij në këto vendbanime është dëgjimi i kërkesave të qytetarëve dhe njoftimi nga afër me problemet që ata ballafaqohen.

“Këtu në treg më treguan për punën e tyre, i dëgjuam problemet e tyre kryesore”, tha Taravari duke shtuar se programi i VLEN-it kryesisht bazohet në zhvillimin ekonomik për shkak se edhe Maqedonia e Veriut është me zhvillimin më të vogël ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

Banner

Related posts

Emir Sulejmani nga AKI ne Cerovë dhe Rogle: “Zhelina po zgjohet, qytetarët kërkojnë ndryshim e zhvillim të vërtetë”

Gjyla Halili

Asaf Abduramani nga Tetova: Më 19 tetor, së bashku e kthejmë dinjitetin e popullit tonë

Gjyla Halili

Blerim Bexheti: Në tetor Mickoski do t’i mësojë dy të vërteta të hidhura.

Gjyla Halili