AKTUALE

Taravari nesër mbledh partinë në Gostivar! A do ta braktisë ASH-ja VLEN-in në zgjedhje lokale?

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit, nesër me fillim nga ora 13:00 në Gostivar do të mbledh Kuvendin e Partisë, përcjell TV21. Nga ASH-Taravari thonë se punimet e Kuvendit do të jenë të mbyllura për media.

“Prononcim para ngjarjes nga Kryetari i partisë ose eksponentë të lartë. Marrja e inserteve para fillimit të punimeve të Kuvendit. Pjesa e punës së Kuvendit do të jetë e mbyllur për media. Deklaratë e Kryetarit të partisë pas mbarimit të punimeve të Kuvendit”, thonë nga ASH-Taravari.
Kujtojmë se së fundmi, ASH-Taravari, pjesë e koalicionit VLEN, ka mos-pajtueshmëri rreth paraqitjes së këtij koalicioni në zgjedhjet lokale. Gjegjësisht, për dallim prej partive të tjera në VLEN, ASH vlerëson se në zgjedhje partitë duhet të dalin me lista të veçanta për këshilltarët komunalë.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në VLEN, Arben Taravari deklaroi se nëse nuk shkojnë bashkë me VLEN-in në zgjedhje lokale, atëherë do ta dalin vetë, me çka ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me BDI-në.

Banner

Related posts

Zëri i Amerikës: Mëdyshje në të dyja vendet, por SHBA do garantojë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

admin

Numërohen gati 1 mijë e 500 qendra të votimit: Edi Rama kryeson bindshëm në Shqipëri

Gjyla Halili

Zjarret në Fier e Vlorë, ndërhyrje me helikopter nga ajri, 42 trupa dhe 13 mjete në luftë me flakët

admin