AKTUALE

Taravari: Gostivari është Kala që nuk mposhtet!


Kandidati për president nga VLEN, Arben Taravari mbrëmë pas mesnate kur i siguroi të gjitha të dhënat nga vendvotimet dhe e konfirmoi fitoren e tij në Gostivarë ka shkruar: Gostivari është Kala që nuk mposhtet!
Përndryshe që nga momenti kur filluan të publikohen rezultatet, shumë eksponent të BDI-së dhe partive tjera që janë pjesë e Frontit Europian pretendonin se edhe në Gostivarë ka shënuar fitore kandidati i tyre Bujar Osmani.
Përndryshe nga 100% të vendvotimeve, Arben Taravari ka fituar 9 895 vota kurse Bujar Osmani 9 820 vota.
Rikujtojm që pjesë e Frontit Europian janë edhe 2 parti turke. TDP që njihet si parti më e madhe turke në zgjedhjet e fundit për Këshillim Komunal të 2021, në Gostivarë kishte fituar 2 815 vota. /tetova1

Banner

Related posts

Buxheti republikan, maratonë votimesh përballë kundërshtimit të demokratëve

Gjyla Halili

Nga ndërrimi i pasportave, qeveria do të inkasoj 32 milion euro

admin

Komuna e Kërçovës ndan 600.000 denarë për familjet që pësuan në tragjedi në Koçan

Gjyla Halili