AKTUALE

Taravari dhe Kasami takojnë anëtarët e Akademisë shqiptare për shkencë dhe art

Kandidati për president i koalicionit VLEN, Dr Arben Taravari i shoqëruar nga Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot takuan anëtarët e Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë dhe Art me seli në Tetovë.

Taravari paraqiti prioritetet e platformës së tij presidenciale në lidhje me shkencën, në veçanti rritjen e investimeve në shkencë dhe promovimin e R&D-së. Taravari dhe Kasami theksuan se me ardhjen në pushtet të Koalicionit VLEN, qeveria e re do të ketë si prioritet pavarësimin e universiteteve dhe rritjen e cilësisë në arsim, në të gjitha nivelet.

Nga Akademia e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art, theksuan nevojën e madhe për rritje të përkrahjes për shkencë dhe kërkesën e tyre për institucionalizim të Akademisë.

Banner

Related posts

Sot mblidhen nëntë komisione parlamentare

Gjyla Halili

Presidenti të zgjedhet në Kuvend/ Grubi në Klan Debat sjell dëshmi programin politik të BDI-së nga vitit 2016 dhe 2020

Gjyla Halili

KAMENJANI ME VAKUF TË RI

Gjyla Halili