AKTUALE

Taravari: Azir Aliu ishte personi i parë që ka komunikuar me Ali Ahmetin

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar sonte në emisionin Ora24 se personi i parë që ka komunikuar me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, ishte Azir Aliu. Sipas Taravarit, ky komunikim ka ndodhur pa dijeninë e tij që në muajin janar.

“Kanali i parë i komunikimit me Ali Ahmetin ka qenë Azir Aliu. Ai kishte filluar të fliste me të që në janar, pa dijeninë time, dhe më pas më ka informuar,” tha Taravari gjatë intervistës.

Kjo deklaratë ngre pyetje serioze mbi qëndrueshmërinë e bashkëpunimit të ardhshëm mes kryeministrit të mandatuar, Hristijan Mickoski, dhe Azir Aliut – një figurë që ka pasur lidhje direkte me kreun e BDI-së, madje edhe para përçarjes së Aleancës për Shqiptarët.

Situata mbetet e ndjeshme, sidomos në kontekstin e ndarjes së ASH-së dhe vazhdimit të grupit të Arben Fetahut bashkë me Azir Aliun në qeveri, ku integriteti dhe besnikëria politike mes ASH-3 dhe Mickovskit do të jetë në fokus të opinionit publik.

Banner

Related posts

Faton Ahmeti : Le të jetë kjo një ditë feste me zgjedhje të lira dhe demokratike

Gjyla Halili

Osmani nga Brukseli: Bashkë me fuqitë perëndimore, të sigurt për të ardhmen

admin

BDI: Dënojmë ashpër kalimin e fazës së parë të propozim-ligjit për ndryshime në arsimin e mesëm

Gjyla Halili