Lajme

Takim lamtumirës mes Camajt dhe ambasadorit të Egjiptit, theksohet partneriteti dypalësh

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë me Egjiptin, Nikollë Camaj, priti në një takim lamtumirës ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit në Mal të Zi, Sh. T. Mahmoud Mostafa Afifi, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.

Gjatë takimit, Camaj e falënderoi ambasadorin Afifi për përkushtimin dhe kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Malit të Zi dhe Egjiptit. Ai vlerësoi gjithashtu qasjen pozitive të Egjiptit ndaj shqiptarëve, si dhe qëndrimin e tij në raport me Kosovën.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në diplomacinë parlamentare, ekonominë, investimet, kulturën dhe turizmin.

Me këtë rast, Camaj shprehu bindjen se marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Egjiptit do të vazhdojnë të forcohen dhe të zhvillohen në frymën e besimit, respektit reciprok dhe dialogut të hapur, në dobi të interesave të përbashkëta të të dy vendeve.

Ja postimi plotë:

🇦🇱
Sot, në cilësinë e nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi dhe të kryetarit të Grupit Parlamentar të Miqësisë me Egjiptin, pata kënaqësinë të takohem me ambasadorin në largim të Republikës Arabe të Egjiptit, Sh. T. Mahmoud Mostafa Afifi. Shfrytëzova rastin ta falënderoja për përkushtimin dhe kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Malit të Zi dhe Egjiptit, duke veçuar edhe qendrimin që Egjipti ka për shqiptarët, natyrisht edhe për Kosovën. Po ashtu diskutuam për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në diplomacinë parlamentare, ekonomi, investime, kulturë dhe turizëm.

Jam i bindur se marrëdhëniet ndërmjet shteteve tona do të vazhdojnë të forcohen dhe të zhvillohen në dobi të ndërsjellë, në frymën e besimit, respektit dhe dialogut të hapur.

Banner

Related posts

BE-ja prezanton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, zgjeron presionin mbi sektorët financiarë dhe të energjisë

Admin2

Emir Sulejmani: Kuvendi i Degës së BDI-së në Zhelinë dëshmoi unitetin dhe përkushtimin tonë për të ardhmen

Admin2

“Jehona e Malësisë”: Çdo pëllëmbë e Malësisë do të mbrohet, por jo duke dobësuar shqiptarët

Admin2