AKTUALE

Takim i Reisul Ulemasë me Ministren e Arsimit dhe Shkencës

Sot, më 24 prill 2024, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u prit në takim zyrtar nga Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, znj. Vesna Janevska. Në këtë takim, Reisul Ulemanë e shoqëruan z. Irsal ef. Jakupi, sekretar i përgjithshëm, Dr. Islam ef. Islami – Drejtor i Përgjithshëm i Medresesë “Isa Beu” në Shkup, si dhe Prof. Dr. Qufli Osmani.Reisul Ulema e falënderoi ministren për pritjen dhe vlerësoi lart gatishmërinë e saj për bashkëpunim, duke i uruar suksese në detyrën e saj të re.Gjatë takimit u diskutuan një sërë çështjesh me rëndësi që lidhen me Medresenë “Isa Beu”, statusin e saj aktual dhe perspektivat e zhvillimit. Palët u dakorduan për të ndërtuar një bashkëpunim të mirëfilltë dhe afatgjatë me qëllim zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me funksionimin, programin dhe të ardhmen e Medresesë.

Banner

Related posts

Rina Ajdari falenderon kryetarin Ahmeti dhe këshillin e përgjithshëm për besimin e dhënë

Gjyla Halili

Heqja e balancuesit me pasoja/ Ndalohet punësimi i shqiptarëve në Likovë, reagon Erkan Arifi

Gjyla Halili

Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, priti në takim përfaqësuesit e Saubermacher Tetovë z. Arsim Fidani dhe z. Vullnet Sela

Gjyla Halili