AKTUALE

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me rektorët e universiteteve shtetërore

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot do t’i presë rektorët e universiteteve shtetërore “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup, “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, “Goce Dellçev” – Shtip, Universitetit të Tetovës dhe “Nëna Terezë” – Shkup, informojnë nga kabineti i saj.

Presidentja Siljanovska Davkova ishte inauguruar dje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku dha deklaratë solemne para Kuvendit pas çka vijoi të rrjedhë mandati i saj pesëvjeçar si shefe e shtetit.

Siljanovska Davkova si presidente e gjashtë që nga pavarësia e shtetit dhe gruaja e parë e zgjedhur në këtë pozitë, e trashëgoi Stevo Pendarovskin në funksionin e presidentit, pasi e fitoi në zgjedhjet e mbajtura më 8 maj.

Banner

Related posts

BDI: Me VLEN-in po shitet barazia, po varroset e ardhmja!

Gjyla Halili

Faton Ahmeti nga Tetova: Më 19 tetor fiton populli dhe dinjiteti shqiptar

Gjyla Halili

Siljanovska nuk përmendi termin “Maqedoni e Veriut”/ Eichhorst: BE kërkon respektim të plotë të Marrëveshjes së Prespës

Gjyla Halili