BOTA

Tajfun shkatërrimtar në Japoni! Bllokohen turistët, dëmtohen rëndë linjat energjetike

Japonia jugore është goditur nga një tajfun u fuqishëm i cili ka shkaktuar dëme të shumta, përfshirë linjat energjetike.

Stuhia “Khanun” pezulloi qindra fluturime në disa ishuj, ndërsa mijëra turistë mbetën të bllokuar, në plazhet tropikale të rajonit.

Ata pavarësisht rrezikut mbërritën në aeroporte, por më pas u lajmëruan që asnjë fluturim nuk do të realizohej.

Deri më tani raportohet për 11 persona të plagosur, ndërsa ekipet e emergjencës ndodhen në terren.

Erërat e fuqishme dhe shirat dëmtuan rëndë linjat energjetike, duke lënë një pjesë të madhe të banorëve pa furnizim. Shpejtësia e erës arriti 180 kilometra në orë.

Kompania energjetike e Okinawa tha se më shumë se 220 mijë familje, gati 35 përqind e totalit në rajon, nuk kanë energji elektrike.

Një paralajmërim evakuim është lëshuar për në të gjithë Okinawan dhe në pjesën jugore të rajonit të Kagoshima, duke u bërë thirrje më shumë se 690 mijë banorëve të lëviznin vetëm në raste emergjence.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi për përmbytje dhe rrëshqitje dheu në disa pjesë të ishullit kryesor të Okinawas.

 


Top Channel

Banner

Related posts

OKB-ja paralajmëron për rrezikun nga një katastrofe rajonale shkaku i luftës në Sudan

admin

Mediat izraelite: Sulmi ndaj Iranit është kryer me raketa të lëshuara nga avioni

Gjyla Halili

Gati padia e katërt për Trump, prova e fortë për ndërhyrje në zgjedhje në Xhorxhia

admin

Leave a Comment