AKTUALE

Tahir Shabani takon Kryetarin e Tuzit, Lindon V. Gjelaj: Në fokus bashkëpunimi ekonomik, diplomatik dhe institucional

Presidenti dhe Ambasadori për Paqe, Tahir Shabani, zhvilloi një takim me Kryetarin e Komunës së Tuzit, z. Lindon V. Gjelaj, ku u diskutua për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ekonomik, diplomatik dhe institucional, si dhe për forcimin e lidhjeve me partnerët evropianë.
Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e zhvillimit të një kapitulli të ri të miqësisë dhe partneritetit bilateral, me fokus të veçantë në forcimin e diplomacisë lokale dhe krijimin e urave të reja të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Një nga çështjet e diskutuara ishte zhvillimi i binjakëzimeve ndërmjet Komunës së Tuzit dhe komunave të Francës dhe Zvicrës, si dhe krijimi i partneriteteve të reja në sektorët ekonomikë, kulturorë dhe institucionalë.
Shabani vlerësoi pozitivisht vizionin dhe angazhimin e Kryetarit Gjelaj për zhvillimin e Tuzit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkomunal dhe të diplomacisë lokale në forcimin e marrëdhënieve me vendet evropiane.
Në kuadër të bisedës u përmend edhe Forumi i Kryetarëve të Bashkive të OKB-së në Gjenevë, i cili pritet të mbahet më 12–14 tetor 2026. Pjesëmarrja në këtë forum u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për promovimin e Tuzit dhe për krijimin e kontakteve të reja me partnerë ndërkombëtarë.
Pas takimit, Tahir Shabani shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe gatishmërinë e Kryetarit Gjelaj për të avancuar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.
Takimi u vlerësua si një hap pozitiv drejt forcimit të partneriteteve ndërkombëtare dhe promovimit të Tuzit në hapësirën evropiane.
Tahir Shabani
President – Ambasador për Paqe
Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Francë & Gjenevë

Banner

Related posts

Menduh Thaçi morri pjesë në iftar në Gostivar

Gjyla Halili

Mickoski: Nëse Bullgaria nuk lëvizë nga qëndrimet e saj, do t’i kthehemi agjendës së brendshme

Gjyla Halili

Ali Ahmeti nga Struga: Më 8 maj të vulosë fitoren Fronti Europian, të rrethojmë numrin 4

Gjyla Halili