AKTUALE

Syarta Saliju Osmani – zëri që nuk hesht përballë padrejtësive

Banner

Këshilltarja komunale dhe avokatja Syarta Saliju Osmani po konsiderohet nga shumë qytetarë si një nga zërat më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve dhe të punonjësve në Kërçovë. E njohur për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta dhe angazhimin e vazhdueshëm publik, ajo ka reaguar në raste të ndryshme ndaj asaj që e konsideron padrejtësi institucionale dhe diskriminim.

Ndër reagimet e saj më të fundit ishte edhe çështja e ndarjes së mjeteve për kulturën në Kërçovë, ku ajo ngriti shqetësimin se projektet dhe aktivitetet kulturore shqiptare kanë përfituar vetëm 16 për qind të buxhetit, pavarësisht faktit se shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë në komunë. Sipas saj, një shpërndarje e tillë nuk pasqyron realitetin demografik dhe as nevojat kulturore të komunitetit shqiptar.

Po ashtu, Syarta Saliju Osmani ka reaguar ashpër edhe ndaj asaj që e cilëson si mobing institucional ndaj të punësuarve në Komunën e Kërçovës, duke kërkuar respektimin e dinjitetit të punëtorëve, transparencë dhe trajtim të barabartë për të gjithë. Ajo ka bërë thirrje që çdo rast i presionit apo abuzimit të raportohet dhe të trajtohet sipas ligjit.

Me qëndrimet e saj të vendosura dhe gatishmërinë për të ngritur zërin për çështje që prekin qytetarët,
Syarta Saliju Osmani po forcon profilin e saj si një nga figurat më aktive të politikës lokale në Kërçovë, duke fituar mbështetjen e atyre që kërkojnë më shumë drejtësi, barazi dhe llogaridhënie institucionale./ Tv Gurra

Related posts

Bajram Rexhepi: “Më 2 Nëntor do të fitojë Tetova dhe vullneti i qytetarëve”

Gjyla Halili

Reagimi i kryetarit Bilall Kasami për raportin e Freedom House

Gjyla Halili

Jahoski ofron pronë për të dalë nga paraburgimi! Prokuroria thotë: Le të deponojë 72 milionë denarë në xhirollogarinë e Gjykatës!

Gjyla Halili