KOSOVË

Sveçla publikon video, tregon se si forcat serbe rrëmbyen policët e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video ku tregohet se si ka ndodhur rrëmbimi i policëve kufitar të Kosovës nga forcat serbe.

Sveçla phon se rrëmbimi ka qenë i planifikuar duke shtuar se një e tillë është vepër kriminale.

“Një rrëmbim i planifikuar. Një vepër kriminale. Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiqit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e Republikës së Kosovës. Saktësisht 1 km larg kufirit. Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani”, shkroi Sveçla./21Media

Banner

Related posts

Kush mund ta marrë drejtimin e PD-së zyrtare në Shqipëri, skenarët dhe prapaskenat

admin

Digjet një banesë në Gjilan të Kosovës, ka të vdekur

admin

Mbahet sot Samiti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor në Londër, merr pjesë edhe Kurti

Gjyla Halili

Leave a Comment