SPORT

Super ndeshje, Miami e barazon serinë e fitoreve në finale ndaj Denverit

Me një ndeshje fantastike, Miami Heat ka arritur të shënojë fitore në finalen e dytë të play-offit në NBA ndaj Denver Nuggets.

Miami arriti të fitonte me rezultat 108:111, duke e barazuar në 1:1 serinë e finaleve.

Vincent dhe Butler ishin më të dalluarit te Miami, duke shënuar 23, respektivisht 21 pikë.

21 pikë shtoi edhe Adebayo, krahas edhe nëntë kërcimeve e katër asistimeve.

Te Denveri më i dalluari ishte Jokic me 41 pikë, 11 kërcime e katër asistime.

Kujtojmë se kampion i NBA shpallet ekipi që i arrin katër fitore.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Gundogan ka zgjedhur Barcelonën? – Kreu

admin

Shqipëria ngjitet me tre pozicione, rivalët pësojnë zbritje. Ja renditja e FIFA-s pas sfidave të fundit të kombëtareve

admin

MKRS deklarohet pas raportimeve për kurdisje të rezultateve

admin

Leave a Comment