BOTA

Suedia do ta rrisë nivelin e alarmit për terrorizëm

Suedia do ta rrisë alarmin për terrorizëm në nivelin e dytë më të lartë, ka thënë e përditshmja suedeze, Dagens Nyheter, pas djegies dhe akteve tjera kundër Kuranit, që i kanë zemëruar myslimanët.

Shërbimi i sigurisë SAPO planifikon ta rrisë nivelin e paralajmërimit nga 3 në 4, që nënkupton se ekziston kërcënim konkret për sulm, ka raportuar gazeta.

SAPO pritet të mbajë një konferencë për media më vonë gjatë ditës lidhur me çështjet e sigurisë kombëtare.

Britania dhe Shtetet e Bashkuara i kanë paralajmëruar shtetasit e tyre që të mos shkojnë në Suedi, për shkak të mundësisë së sulmeve terroriste, pas protestave që janë mbajtur në këtë shtet dhe Danimarkën fqinje, lidhur me djegiet dhe dëmtimet e kopjeve të Kuranit nga aktivistët kundër Islamit.


Top Channel

Banner

Related posts

Putin: Pushtimet sovjetike të Hungarisë dhe Çekosllovakisë ishin të gabuara

admin

Kryengritja në Rusi/ Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së thirrje palëve të shmangin tensionet e mëtejshme

admin

“Putin, etje të papërmbajtur për territor dhe kontroll”/ Biden zotohet për unitet të NATO-s

admin

Leave a Comment