AKTUALE

Stoltenberg: NATO mbështet Maqedoninë e Veriut për tu përballur me kërcënimet hibride dhe kibernetike

“NATO dhe aleatët e saj janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje teknike dhe bashkëpunim më të fortë për t’u ballafaquar me dezinformimin në Maqedoninë Veriut”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp para takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s.

Ai shtoi se NATO është gjithmonë aty për të mbështetur aleatët, siç po bën tani duke mbështetur Maqedoninë e Veriut për t’u ballafaquar me lloje të ndryshme të kërcënimeve hibride dhe kibernetike.

“Dëshiroj të lavdëroj Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për punën e shpejtë dhe të detajuar në zhvillimin e programit të bashkëpunimit për të cilin kemi rënë dakord”, tha Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se gjatë vizitës së ekipit të NATO-s në vend, me Qeverinë janë dakorduar hapat afatshkurtër dhe afatgjatë për mbrojtjen nga fushata hibride me të cilën po përballet vendi.

Banner

Related posts

Asnjë detaj për bastisjen në Këshillin gjyqësor

Gjyla Halili

BDI akuzoi Komunën e Çairit se po merr 2 milionë euro borxh për shlyerje të borxheve

Gjyla Halili

Mickoski: Në EBA prezantuam mundësitë për investime në Maqedoni

Gjyla Halili

Leave a Comment