Lajme

Stefan Bogoev del nga paraburgimi, por mbetet pa pasaportë, pranohet garancia prej 55.000 eurosh

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore në Shkup e ka pranuar kërkesën për garanci të të dyshuarit Stefan Bogoev dhe e ka shfuqizuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, transmeton TV21.

I dyshuari ka depozituar garanci prej 55.000 eurosh në kundërvlerë në denarë, me çka sigurohet prania e tij në procedurën e mëtejshme.

Përveç kësaj, gjykata i ka caktuar masa kujdesi, mes të cilave marrjen e pasaportës dhe ndalimin e largimit nga vendi.

Nëse nuk i respekton masat, gjykata mund të caktojë sërish masa më të rrepta për sigurimin e pranisë.

Bogoev u arrestua javën e kaluar dhe me kërkesë të Prokurorisë iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ai, si ish-drejtor i Drejtorisë së Doganave dhe edhe tre persona të tjerë, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Prokuroria njoftoi se ekziston dyshim i bazuar se në periudhën nga korriku 2023 deri në mars 2024, të dyshuarit kanë manipuluar procedurën e dhënies së kontratave për prokurim publik për mirëmbajtje të jashtme të higjienës në pikat kufitare dhe terminale, duke favorizuar një operator ekonomik dhe duke kufizuar konkurrencën.

Banner

Related posts

Hoxha në në Bogovinë: Investime në infrastrukturë për mjedis më të sigurt dhe më cilësor jetësor

Admin2

Nikolloski: Ndërtimi i autostradës Gostivar – Bukojçan si pjesë e Korridorit 8 po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar

Admin2

Arrestohet John Alite, dyshohet për dhënie të fajdes

Admin2