SHQIPËRI

Sot, vendimi i gjykatës për vulën e Partisë Demokratike/ Opozita proteston në shesh, rrugët që do të bllokohen

Përkatësia e vulës dhe logos së Partisë Demokratike pritet të zgjidhet këtë të premte nga Gjykata e Apelit.

Pasi seancat gjyqësore janë shtyrë disa herë, sot gjykata mund të dalë me një vendim ku do të mësohet nëse partia më e  madhe opozitare do të jetë nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës.

Ndërkohë, në një njëjtën kohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protestë kombëtare. Protestuesit do të mblidhen para Kryeministrisë rreth orës 12:00. Për pasojë, në disa akse rrugore do të bllokohet qarkullimi. Konkretisht, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Berisha ka deklaruar për mediat se kjo protestë nuk ka lidhje me gjyqin, ndërkohë që nuk ka dhënë një përgjigje nëse është i gatshëm të pranojë vendimin që do të japë Gjykata e Apelit.


Top Channel

Banner

Related posts

Akuzat për rritjen e pagave, Rama: Analfabetizmi politik është ku e ku më i keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional

admin

Rusia pezullon një marrëveshje me Shqipërinë

admin

Dita e dytë e vizitës në Greqi/ Rama takohet me kryetarin e parlamentit, Tasoulas

admin

Leave a Comment