AKTUALE

Azem Sadiki shpall kandidaturën e pavarur për një mandat të ri në Komunën e Studeniçanit

Kryetari aktual i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, ka shpallur zyrtarisht rikandidimin e tij si kandidat i pavarur për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një deklaratë publike drejtuar qytetarëve, Sadiki u shpreh se vendimi për të rikandiduar vjen si rezultat i besimit dhe mbështetjes së vazhdueshme që ka marrë nga qytetarët gjatë mandateve të kaluara.

“Me përulësi dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie, ju njoftoj se kam vendosur të rikandidoj si kandidat i pavarur për Kryetar të Komunës së Studeniçanit,” tha ai.

Sadiki theksoi se gjatë drejtimit të deritanishëm janë realizuar një numër i madh projektesh që kanë përmirësuar jetën e banorëve, ndërsa aktualisht janë në zbatim disa projekte kapitale me ndikim afatgjatë për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

Në fokus të platformës së tij zgjedhore është vazhdimi i punëve infrastrukturore në të gjitha vendbanimet, tërheqja e investitorëve, zhvillimi i industrisë së lehtë dhe promovimi i turizmit malor si një potencial i pashfrytëzuar i zonës.

“E ardhmja e Komunës së Studeniçanit është në duart tona – me përkushtim, transparencë dhe punë të ndershme, mund të bëjmë edhe më shumë për të gjithë qytetarët tanë,” përfundoi ai.

Sadiki kërkon edhe një herë besimin e qytetarëve për të vazhduar rrugën e nisur në krye të komunës si përfaqësues i pavarur.(INA)

Banner

Related posts

Nuk është keq që të mendojmë për një Kushtetutë të re”/ Taravari: Edhe Arbën Xhaferi thoshte se Kushtetuta është gjenerator i krizës në Maqedoni

Gjyla Halili

Edhe 28 % të shqiptarëve duan të ikin nga Shqipëria, shpopullimi nuk po ndalet

Gjyla Halili

Iftari te Kurti, Taravari: Është biseduar për të gjitha temat aktuale politike

Gjyla Halili