AKTUALE

Sot mblidhet Kryesia Qendrore e VLEN

Sot me fillim nga ora 19:00, do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë Qendrore të koalicionit VLEN.

Mbledhja do të zhvillohet në press qendrën e VLEN, në hapësirat e Alternativës – “Mavrovësja”, ku pritet të diskutohen çështje të rëndësishme politike dhe organizative brenda koalicionit.

Para fillimit të mbledhjes, liderët e partive pjesëmarrëse në VLEN do të japin prononcime për media. Organizatorët ftojnë të gjitha mediat e interesuara që të jenë të pranishme dhe të përcjellin këtë aktivitet të rëndësishëm politik.

Pritet që kjo mbledhje të zhvillohet në një moment vendimtar për orientimet e ardhshme të koalicionit dhe pozicionimet politike në skenën vendore.

Banner

Related posts

Izet Mexhiti: Lëvizja Demokratike po konsolidohet çdo ditë pa ndalur

Gjyla Halili

Spasovski: Të ketë përgjegjësi për tragjedinë e Koçanit, hetimi është i dyshimtë

Gjyla Halili

OFERTA AKADEMIKE E UNT-SË DHE PROJEKTI I DIGJITALIZIMIT “IDADOHS” U PREZANTUA NË PANAIRIN E SHKOLLAVE TË MESME NGA MAQEDONIA E VERIUT NË GOSTIVAR

admin