AKTUALE

Snopçe: Pa ne s’mund të funksionojë Qeveria, duhet të ketë zgjedhje të parakohshme!

Deputeti Halil Snopçe vlerëson se zgjedhjet e parakohshme do të bëhën të pashmangshme nëse Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit del nga Qeveria.

Në emisionin “Dialog te Lajmi”, Snopçe tha se vetëm me nëntë deputetë shqiptarë nuk mund të funksionojë mazhoranca.

“Pa shqiptarët nuk ka qeveri. Nëse ne dalim në opozitë, si mendoni të të funksionojë qeveria, nëse nuk ka prurje të reja prej shqiptarëve. Me 9 deputetë nuk mund të funksionojë qeveria duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme, pavarësisht çfarë them unë apo dikush tjetër. Nëse Aleanca për Shqiptarët del nga Qeveria nuk ka mundesi pa shku në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Snopçe në emisionin “Dialog te Lajmi”.

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka 5 deputetë brenda VLEN-it nga gjithsej 14-të.

Megjithatë, nga kjo parti ende zyrtarisht nuk kanë njoftuar se 5 deputetët e saj do të krijojnë grup të ri parlamentar.

Taravari ditë më parë publikoi një foto me pesë deputetët e ASH-së duke përçuar mesazh unifikimi pas zërave për përçarje brenda deputetëve të tij.

Ndërkohë, dje Bilall Kasami, tha se VLEN-i do të ketë shef të ri të grupit parlamentar duke lënë të kuptohet se Halil Snopçe nga ASH-ja nuk do të jetë më koordinator i deputetëve të këtij koalicioni./Gazeta LAJM

Banner

Related posts

“Grimcat e pluhurit janë më të larta se limitet”, njihuni me qytetet me ajrin më të ndotur në Europë – Gazeta Dita “Grimcat e pluhurit janë më të larta se limitet”, njihuni me qytetet me ajrin më të ndotur në Europë

admin

Deri më 12 shkurt targat e veturave duhet të ndryshojnë në “NMK”, afishet do të kushtojnë nga 30 deri në 50 denarë

Gjyla Halili

GATI DY VITE NË KRYE TË TETOVËS, BILALL KASAMI ENDE MBETET PROBLEMATIK BASHKË ME QENTË ENDACAK

admin