SPORT

Skuka, drejt huazimit në Belgjikë

Xhuliano Skuka, drejt huazimit në Belgjikë Xhuliano Skuka la Partizanin në janar të këtij viti për t’u transferuar te Metzi në Francë për 1.4 milionë euro.

Fakti që në këta muaj ka luajtur vetëm rreth 60 minuta, e detyron dibranin të vihet në kërkim të një skuadre tjetër, ku të rikthehet të luajë dhe të provojë veten.

Me Metzin që u ngjit në Ligën e Parë franceze, aktivizimi i rregullt për Skukën në sezonin e ardhshëm duket thuajse i pamundur. Sipas raportimeve në Francë, Metzi po tenton ta huazojë Skukën drejt RFC Seraing në Belgjikë.

Ky klub është një skuadër “satelite” e Metzit, teksa në sezonin e ardhshëm do të duhet të luajë në Ligën e Dytë belge, pas renditjes në vendin e fundit në këtë sezon. Mbetet të shihet gatishmëria e Skukës për këtë lëvizje.

 

/BotaSot/

Banner

Related posts

Sherr me lojtarët e tij

admin

Georgina e Ronaldos përballet me “telashe” në Arabinë Saudite, shkak veshja

admin

Mallorca bën thirrje në gjuhën shqipe të pëlqehet faqja e saj

admin

Leave a Comment